“560 milionë euro për një hekurudhë drejt Bullgarisë dhe një tunel që nuk ka dalje”

VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar qeverinë e kaluar të LSDM-së dhe BDI-së se kanë tentuar të vjedhin 560 milionë euro për hekurudhë në Bullgari dhe tunel që nuk ka dalje.

“Qasja e qeverisë së kaluar për të shpenzuar 560 milionë euro për pjesën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, e cila është 24 kilometra, është e papërgjegjshme. Po, për 24 kilometra qeveria e LSD-së dhe BDI-së kanë dashur të shpenzojnë 560 milionë euro. A është e justifikuar? Sigurisht që jo! Sipas matematikës së qeverisë së kaluar, një kilometër hekurudhë do të kushtonte mbi 23 milionë euro”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.

Petrushevski tha se kostoja është vetëm një nga problemet.

“Hekurudha 24 kilometra duhet të ketë 22 tunele, nga të cilët i fundit nuk ka dalje. Po, LSD dhe BDI parashikuan që hekurudha për në Bullgari të përfundonte në një tunel pa dalje, sepse nuk ka asnjë projekt për të nga pala bullgare. Është e pajustifikuar ekonomikisht të shpenzosh 560 milionë euro për një hekurudhë që përfundon në një tunel pa dalje. Për modernizimin e hekurudhës nga Tabanoci në Bogorodicë mund të shpenzohen 560 milionë euro, që të mund të shfrytëzohet nga trenat me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë dhe do të kushtojë 250 milionë euro, d.m.th. gjysma e asaj që kanë planifikuar LSD dhe BDI”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button