VLEN: Minçev dhe Dimitrievski mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë parti të madhe

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Minçevit dhe Dimitrievskit lidhur me balancuesin. Siç shkruan në reagimin e tyre, ideja për një zgjidhje tjetër ndryshe nga kjo aktuale është që të ndalohet keqpërdorimi i maqedonasve për tu punësuar në vend të shqiptarëve.

“Minçev dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre. Nuk jetojmë në vitin 1997, e as që janë faktor kyç në Qeveri. Përkundrazi! Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si ZNAM. Politikë ditore nga “balansuesi” bëjnë pikërisht Minçev dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre anti-shqiptare do t’i bëjë një parti të madhe. Në vend që të gjuajnë me qorrfishekë, ata duhet të mësojnë qëndrimin e VLEN-it. Ne mendojmë se “balansuesi” është një zgjidhje jo funksionale që është bërë objekt i keqpërdorimit nga ana e maqedonasve, të cilët për t’u punësuar në administratën publike deklarohen shqiptarë. Prandaj, është e domosdoshme një Ligj për përfaqësimin e drejtë i cili do të mundësojë që shqiptarët të jenë pjesë e të gjitha institucioneve në bazë të cilësisë, integritetit dhe profesionalizmit”, shkruan në reagimin e VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button