Breshër në disa pjesë të Shkupit, era e madhe shkul lisin në Sllupçan

Pas temperaturave të larta që mbizotërojnë në vendin tonë, sot në disa vendbanime ka pasur erë të fortë dhe shi.

Në disa pjesë të Shkupit, sidomos në Çento dhe Maxhari, janë regjistruar reshje të shiut dhe të breshërit.

Moti i keq ka kapluar edhe rajonin e Kumanovës. Në një foto të dërguar deri te Open-TV shihet se si pasojë e erërave të mëdha një lis është shkulur nga vendi, në Sllupçan të komunës së Likovës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button