Vrasja e policit, arrestohen dy persona në Serbi

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se “i dyshuari për transportimin e autorit të vrasjes nga Presheva në Loznicë është arrestuar në Bjelinë, si dhe bashkëshortja e tij I.R. si ndihmëse”.
“Në Bjelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Serbe, është arrestuar Z.R. (1985), i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë.
Si bashkëpunëtore u arrestua edhe bashkëshortja e tij I.R. në Mlladenoc”, tha Daçiq, transmetojnë mediat serbe.