Kasami uron Ibrahimin: Rrugëtimin që e nisëm bashkë, po e vazhdojmë bashkë!

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar Zeqirija Ibrahimin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Alternativës. Kasami ka thënë se bashkërisht i pret shumë punë dhe përgjegjësi
Urimi i Kasamit në Facebook:
Rrugëtimin që e nisëm bashkë, po e vazhdojmë bashkë!
Të bashkuar në familjen e quajtur VLEN, në të cilën ndodhet indi i vetëm dhe i pastër shqiptar, arritëm ta kthejmë shpresën tek qytetarët, besimin se edhe në vendin tonë ka jetë, ka vlera, se mund të ketë institucione funksionale dhe se do të ketë ardhmëri për të gjithë.
Pa dyshim, se në këtë periudhë rol të rëndësishëm luajti edhe Alternativa dhe ish-lideri i saj, kolegu dhe miku im, Afrim Gashi, i cili tani është kryetar i Kuvendit.
Sot në Kongresin e saj, Alternativa zgjodhi kryetarin e partisë, Zeqirja Ibrahimin, të cilit i uroj suksese dhe punë të mbarë. Bashkërisht, kemi para vetes përgjegjësi shumë të mëdha. Populli na ka dhënë amanet të rëndë. VEPRIMI për NDRYSHIMET ka filluar!