QMK raporton dëmet nga shiu i djeshëm në Shkup, Tetovë e Kumanovë

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se stuhia e djeshme ka goditur Tetovën, Shkupin dhe Kumanovën.

Numri i vetëm i urgjencës 112 në QMK ka marrë disa denoncime për zona të përmbytura, oborre, bodrume, shtëpi, ndërtesa, pemë të rëna, shtylla, shtëpi të dëmtuara, makina të dëmtuara…

Një shkëmb ka rënë në bulevardin “Nikolla Karev” аfër kazermës “Ilinden”, në Shkup. Përmes numrit të vetëm të emergjencës 112 në QKM është marrë njoftim për shkëmbin e rënë në bulevardin “Nikola Karev” dhe organet e qytetit të Shkupit kanë ndërmarrë masa.

Në Tetovë është raportuar se nga reshjet e dendura të shiut është bllokuar rruga lokale për në fshatin Vejcë të Malit Sharr si dhe rruga afër kazermës së Tetovës e cila është e mbushur plot me ujë dhe ku ka pasur një veturë të bllokuar.

Sipas Entit Hidrometeorologjik, sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët, i paqëndrueshëm dhe më i freskët me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Nesër në disa vende do të ketë stuhi me reshje të rrëmbyeshme të bollshme (mbi 30 l/m2) në kohë të shkurtër, bubullima, erë e fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër.

Gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil dhe më i ngrohtë, ndërsa nga e hëna në fund të ditës sërish priten reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button