Qytetarët gati për pushime, kolona në pikat kufitare

Nga mëngjesi i sotëm, për shkak të fundjavës së zgjatur për shkak të festave, në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitli dhe Tabanoc ka frekuencë të shtuar për dalje nga Maqedonia e Veriut, koha e pritjes është rreth 30-45 minuta, njoftoi AMSM.

Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button