OKB: Firmat që dërgojnë armë në Izrael mund të llogariten bashkëpunëtorë në krim

Një grup ekspertësh të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar prodhuesit e armëve dhe municioneve që të mos marrin pjesë në transferimin e armëve në Izrael, duke thënë se kjo mund t’i bëjë ata bashkëpunëtorë në abuzimet e të drejtave të njeriut dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar.
Grupi prej 30 ekspertësh, duke përfshirë disa Raportues Specialë të OKB-së, tha se prodhuesit e armëve që furnizojnë Izraelin duhet të ndalojnë transferimet e materialeve të luftës, “edhe nëse ato ekzekutohen sipas licencave ekzistuese të eksportit”.
“Këto kompani, duke dërguar armë, pjesë, komponentë dhe municione për forcat izraelite, rrezikojnë të jenë bashkëpunëtore në shkelje të rënda të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare humanitare”, thanë ekspertët në një deklaratë.
Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli, i cili ka mohuar vazhdimisht se ka kryer abuzime gjatë sulmeve të tij në Gaza.