124 shoferë të sanksionuar në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 dënime, nga të cilat gjashtë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Gjashtë masa janë vendosur për kalim në semafor të kuq, shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurisë.
Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.



