Sekretarja amerikane e thesarit kërkon nga vendet e G7-ës të ndërtojnë një murë kundër Kinës

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha të enjten se ajo dëshiron që ekonomitë e tregut të ngrenë një “murë kundërshtimi” ndaj Kinës mbi politikën e saj industriale të udhëhequr nga shteti, një temë kryesore që ajo po inicon në takimin e kësaj jave të ministrave të financave të G7.

Yellen tha gjithashtu se ajo po kërkonte “marrëveshje të përgjithshme mbi konceptin” nga ministrat e financave të G7 dhe guvernatorët e bankave qendrore për një plan për të rritur të ardhurat nga rreth 300 miliardë dollarë në asetet e ngrira ruse, të cilat mund t’i ofrojnë Ukrainës mbështetje të konsiderueshme financiare pas vitit 2025, raporton Reuters.

Këto dy tema pritet të dominojnë takimin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të premten dhe të shtunën në Stresa të Italisë veriore. Yellen tha se shumë vende jashtë demokracive të përparuara industriale të G7 janë të shqetësuara për mbiinvestime të Kinës në automjetet elektrike, produktet diellore, gjysmëpërçuesit, çelikun dhe industri të tjera strategjike, duke përfshirë Meksikën, Indinë dhe Afrikën e Jugut.

Pa ndryshime në politikën kineze, duke përfshirë një zhvendosje nga rritja e prodhimit në forcimin e kërkesës së brendshme, sipas sekretarit amerikan, ekonomitë e tregut përballen me një vërshim të eksporteve të lira kineze që do të kërcënojnë qëndrueshmërinë e prodhuesve të tyre.

Yellen tha se ajo nuk po kërkon nga vendet e tjera të kopjojnë tarifat e SHBA-së ose të koordinojnë nga afër përgjigjet e tyre të politikës tregtare.

“Por ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe t’i dërgojmë një mesazh të bashkuar Kinës. Për të kuptuar se nuk është vetëm një vend që ndihet kështu, por se ata po përballen me një mur kundërshtimi ndaj strategjisë që po zbatojnë”, tha ajo.

Yellen tregoi gjithashtu se, nëse ministrat e G7 mund të bien dakord për një koncept për përmirësimin e të ardhurave nga fondet e ngrira ruse, për detajet mund të bien dakord në samitin e qershorit të liderëve të G7 në Pulia. Sipas saj, megjithëse u diskutua për 50 miliardë dollarë, nuk u morën vendime për madhësinë e kredisë së mundshme për Ukrainën, e cila do të mbështetej nga të ardhurat prej rreth 3.5 miliardë dollarësh nga fondet e ngrira ruse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button