Irlanda edhe zyrtarisht e njeh Palestinën

Edhe kryeministri i Irlandës, Simon Harris, njoftoi se vendi i tij e njeh shtetin e Palestinës
Kryeministri irlandez Harris, zëvendëskryeministri, ministri i Jashtëm dhe i Mbrojtjes, Micheal Martin, si dhe ministri i Transportit, Eamon Ryan, mbajtën një konferencë për media në kryeqytetin Dublin
“Sot, ne, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja, shpallim se njohim shtetin e Palestinës. Tani secili prej nesh do të ndërmarrë hapat e nevojshme kombëtare për zbatimin e këtij vendimi”, tha Harris. “Jam i sigurt se edhe vende të tjera do të na bashkohen për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm në javët në vijim”, tha ai duke theksuar se para njoftimit të sotëm ka zhvilluar biseda me disa liderë dhe homologë
Harris në deklaratën e tij vuri në dukje rëndësinë e njohjes ndërkombëtare pasi vendi i tij fitoi pavarësinë. “Sot, ne përdorim të njëjtën gjuhë për të mbështetur njohjen e Palestinës si shtet. Ne e bëjmë këtë sepse besojmë në lirinë dhe drejtësinë si parime themelore të së drejtës ndërkombëtare. Ne besojmë se paqja e qëndrueshme mund të arrihet vetëm në bazë të vullnetit të lirë të një populli të lirë”, theksoi Harris
Sipas tij, njoftimi i sotëm është “deklaratë e qartë e mbështetjes” për zgjidhjen me dy shtete, e cila është e vetmja rrugë e besueshme drejt paqes dhe sigurisë për Izraelin, Palestinën dhe popujt e tyre.
“Vendimi ynë për të njohur Palestinën nuk duhet të presë për një kohë të pacaktuar, veçanërisht kur është gjëja e duhur për ta bërë. Kush si mund të justifikojë faktin që fëmijët nuk e dinë nëse do të zgjohen duke fjetur natën? Sot po bëjmë një hap të rëndësishëm politik, do të ketë reagime, do të komentohet për pasojat, por të mos e harrojmë këtë fakt themelor: Fëmijët janë të pafajshëm, fëmijët e Izraelit, fëmijët e Palestinës, ata meritojnë paqen”, tha kryeminsitri irlandez.
Ai theksoi se “Irlanda është në vendosmëri të njohë plotësisht shtetin e Izraelit dhe të drejtën e tij për siguri dhe për të ekzistuar në paqe me fqinjët e tij”. Martin, nga ana tjetër, tha se vendimi për njohjen e shtetit palestinez do të hyjë në fuqi më 28 maj.
Duke tërhequr vëmendjen se palestinezët kanë të drejtën e vetëvendosjes, të kenë shtet dhe të jetojnë në paqe dhe qetësi, Martin tha: “Vendimi ynë për të njohur shtetin palestinez do të jetë pjesë e kornizës gjithëpërfshirëse politike që mund t’i japë fund përfundimisht këtij konflikt brutal”.
Ai shtoi se vendimet për njohjen e Palestinës nuk nënkuptojnë pranimin e sulmeve ndaj Izraelit. “Ne mbështesim pa mëdyshje ekzistencën e Izraelit dhe të drejtën e popullit izraelit për vetëvendosje, ashtu siç mbështesim të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe ekzistencë”, theksoi Martin.
Martin potencoi ekzistencën e dy vendeve në kufijtë e vitit 1967. “Ne presim që shteti palestinez, si të gjitha shtetet, të përmbushë detyrimet e tij. Populli palestinez meriton demokracinë, të drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit. Shteti palestinez nga ana e tij duhet ta sigurojë këtë”, tha ai.
Ryan, udhëheqës i Partisë së Gjelbër partnere qeveritare dhe ministër i Transportit, Klimës dhe Komunikacioneve, tha në fjalimin e tij se ata e njohin shtetin palestinez si një vend të barabartë, ashtu siç e njohin Izraelin. “Ne kemi mësuar se përdorimi i dhunës kundër të pafajshmëve për të arritur qëllimet politike nuk mund të jetë kurrë i suksesshëm”, u shpreh Ryan duke shtuar se me vite në parlamentin irlandez po bën thirrje për njohjen e shtetit palestinez.



