Gjermani, 3 të vdekur nga zjarri

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe mbi dhjetë të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim në një dyqan të vogël në Dusseldorf të Gjermanisë shkaktoi një zjarr masiv, transmeton Anadolu.

Departamenti i zjarrfikësve njoftoi se shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm në një dyqan të vogël në katin e parë të një ndërtese apartamentesh në lagjen Flingern të qytetit.

“Kur shërbimet e para të emergjencës mbërritën në vendngjarje, ato konstatuan se dyqani ishte përfshirë plotësisht nga flakët, të cilat tashmë kishin arritur në katin e dytë”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve për gazetën Bild.

Sipas zëdhënësit, ekipet e zjarrfikësve shpëtuan më shumë se 70 banorë dhe 16 persona u dërguan në spitalet aty pranë, dy prej të cilëve me lëndime të rrezikshme për jetën.

Disa makina të parkuara para ndërtesës janë dëmtuar rëndë nga flakët.

Shkaku i shpërthimi akoma nuk është i qartë. Transmetuesi publik WDR raportoi se trupi i njërës prej viktimave kishte lëndime të konsiderueshme, por jo nga zjarri, duke ngritur dyshime se zjarri mund të ishte vënë qëllimisht për të mbuluar një krim tjetër.

Policia e qytetit Dusseldorf nuk pranoi të komentojë incidentin për shkak të hetimeve në vazhdim. Autopsia pritet të kryhet më vonë gjatë ditës për të përcaktuar shkakun e vdekjes së viktimave.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button