Shkup, regjim i veçantë trafiku për shkak të garës në rrugë

Në Shkup sot nga ora 08:30 deri në ora 10:30, për shkak të mbajtjes së garës rrugore, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të trafikut nga Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup.

Siç njoftuan nga SPB regjim të veçantë do të ketë përgjatë rrugëve nëpër të cilat do të lëvizin konkurrentët, të cilët kanë pozicion fillestar në bulevardin “Ilinden” – lokacioni Fontana, do të lëvizin përgjatë bulevardit “Ilinden” deri në kryqëzimin me rrugën “Nikola Parapunov”, pastaj në kryqëzimin Blv. “Partizanski Ordzi”, në të djathtë (në drejtim të vendbanimit Gjorçe Petrov) deri te ura e Vlajkos, ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen në të njëjtën rrugë deri në kryqëzimin me rrugën “Ljubljanska”, ku kthehen në gjysmërreth dhe kthehen në të njëjtën rrugë në rrugën “Nikola Parapunov” dhe në bul. “Ilinden” deri në vijën e finishit në lokacionin Fontana.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button