Toshkovski: Çdo veprim i kundërligjshëm i secilit individ do të ketë emër dhe mbiemër

Dita e sotshme nga pikëpamja e sigurisë është e qëndrueshme. Ministria e Punëve të Brendshme po vepron sipas kompetencave që i ka, deklaroi ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Sipas informacioneve që kam që nga mëngjesi, të gjitha qendrat e votimit janë të qëndrueshme, të hapura. Qytetarët mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike”, tha Toshkovski.

Ai gjatë ditës së sotme u ka dërguar një mesazh qytetarëve që të ushtrojnë masivisht të drejtën e tyre të votës dhe të mos lejojnë, siç tha ai, rrëmbimin e vullnetit të tyre nga asnjë subjekt dhe në asnjë mënyrë.

“Çdo qytetar mund të ushtrojë të drejtën e tij të votës dhe është i detyruar ta ushtrojë të drejtën e tij të votës në mënyrë të fshehtë, dhe prapa ekranit askush nuk mund të dijë se për kë do të votojë në kushte të drejta dhe demokratike çdo qytetar”, theksoi Toshkovski.

Ai u zotua për luftë pa kompromis kundër të gjithë atyre që do të tentojnë të ndikojnë në të drejtën e çdo qytetari për të votuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe resurset teknike të nevojshme për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik, dhe në të njëjtën kohë qytetari mund të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar lirshëm, në bazë të bindjes së tij, dhe kushdo që përpiqet të ndikojë në mënyrë të kundërligjshme në çfarëdo mënyre në kuadër të kësaj dite të zgjedhjeve, ai duhet ta ketë të qartë se MPB-ja në koordinim me prokurorin publik kompetent dhe gjykatën do të veprojnë pa kompromis. Çdo veprim i kundërligjshëm i secilit individ do të ketë emër dhe mbiemër dhe do të përgjigjet para ligjit”, tha Toshkovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button