Kapet drejtoresha e kopshtit, kishte çertifikatë të rrejshme të anglishtes

Më 25 prill 2024, Njësia për korrupsion në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar ka paraqitur kallëzim penal kundër M.V. për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për vepër penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, sipas nenit 380 paragrafi 1 i Kodit Penal.
“E dyshuara, në pozitën e drejtoreshës në një institucion publik komunal për fëmijë – kopsht për fëmijë në Veles, ka marrë një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze me emrin e saj, të lëshuar nga një shkollë gjuhësore nga Plovdiv, R.Bullgarisë.
Ndonëse e dinte se dokumenti përmbante përmbajtje të pavërtetë, M.V. e përdori si dëshmi se ka një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht gjatë aplikimit të saj në Konkursin Publik për zgjedhjen e drejtoreshës së kopshtit, pas së cilës u emërua në detyrë”, njofton policia.



