Taravari: Vazhdojmë, shihemi më 8 maj
Kandidati për president të shtetit nga koalicioni i partive opozitare shqiptare Arben Taravari ka vlerësuar se BDI ka manipuluar me elektoratin dhe ka shpërndarë votën e shqiptarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Taravari ka thënë se koalicioni i VLEN do të korrë fitore më 8 maj.
“Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari.
Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, ka shkruar Taravari.