OSBE-ODIHR, Ambasada e SHBA dhe policia takohen për zgjedhjet

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski dhe sekretaren shtetërore Magdalena Nestorovska, vizituan Shtabin Operativ në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të operacionit për “Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024”, në të cilat ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE-ODIHR-it.
Bojmacaliev informoi se ka udhëzuar kolegët e tij në shtabin operativ që të punojnë ekskluzivisht në përputhje me normat dhe rregulloret ligjore, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe zgjedhjes së lirë dhe demokratike.
“Jam informuar se votimi nuk ka filluar në disa vende në orarin e caktuar, dhe në disa vende ka nisur me vonesë ose është ndërprerë, kjo në zona të ndryshme, e gjitha kjo për shkak të një problemi teknik me lexuesin e gjurmëve të gishtave. Në rajonin e SPB Shkup, lidhur me raportin për një bombë tymuese të shkrepur, ekipi i antiterrorizmit ka kryer kontroll, është ngritur pajisja dhe objekti i është dorëzuar kryetarit të këshillit zgjedhor. Në zonën e SPB-së Kumanovë janë regjistruar dy ngjarje, përkatësisht një tentim për votim të organizuar të të moshuarve dhe një shtab i ngritur pranë vendvotimit. Gjatë heshtjes parazgjedhore, në periudhën nga ora 06:00 deri në ora 07:00, janë regjistruar tri ngjarje në zonën e SPB Shkup për grafite të shkruara”, tha Bojmacaliev.



