Toshkovski: Gjendja e sigurisë është stabile, nuk ka shqetësime në procesin zgjedhor

Gjendja e sigurisë në ditën e zgjedhjeve është stabile, tha ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Ai shtoi se nuk ka asnjë shqetësim në procesin zgjedhor dhe se nuk është vërejtur ndonjë shqetësim më serioz në procesin zgjedhor.
Pas votimit në komunën Qendër, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kuadrin e MPB-së, ai theksoi se në aspektin kualitativ dhe sasior shifrat janë ashtu siç duhet.
“Të gjitha departamentet e punëve të brendshme janë të mbuluara nga ana teknike dhe njerëzore. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas planit dhe veprimit operativ, i cili si i tillë përcaktohet në kuadër të Shtabit Operativ. Gjithçka po shkon ashtu siç duhet, nënvizoi Toshkovski.
Ai shpreson se dita e zgjedhjeve do të kalojë në mënyrën më të mirë.



