Kasami pyet Ali Ahmetin, Ku ishte kur u vranë Harun Aliu, Teli…

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami gjatë fjalimit në tubimin e kolicionit VLEN sfidoi Ali Ahmetin të përgjigjet për vrasjet e komandatëve të UÇK-së pas luftës në RMV. Kasami poashtu pyeti për rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve në kohën e Nikolla Gruevskit.

“Ali, ku dëshiron të shitesh patriot, po të pyes përse nuk kërcënove shefin tënd Gruevski kur u vra komandanti i UÇK-së Harun Aliu.
Ali, përse nuk e kërcënove shefin tënd Gruevski kur u montua rasti “Monstra”.
Ali kazino, përse nuk kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevski kur ndodhi rasti i Kumanovës.
Ali tradhëtia, përse nuk kërcënove shefin tënd Gruevski kur shqiptarët përdit rriheshin rrugëve të Shkupit.
Kam edhe një pyetje që e parashtrojnë të gjithë shqiptarët për këto dy dekada. Ku ishte kur u vra komandant Teli dhe ju bë atentat komandant Hoxhës. Bëhu burrë e dil e përgjigju”, deklaroi Kasami.

Ai poashtu ju tha simpatizuesve se gjërat kryesore për të cilat do të luftojnë partitë opozitare shqiptare janë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve, dhe investimet në gjithë zonat shqiptare.

“Zonat ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni janë më të varfra dhe më të prapambetura në vend për fajin e Ali, Menduh dhe Zijadin Soravisë. Papunësia është më e madhe dhe migrimi plagë e vazhdueshme për fajin e Artan, Bujar kazinosë. Ju them nga ky shesh që shqiptarët nuk ka mundur ti arrestojë Jugosllavia, e aq më pak Ali e Artan Soravia. Mos e prekni vullkanin e rinisë VLEN se do të digjeni keq me të”, deklaroi Kasami.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button