Grubi nga Saraji: Mos na dilni para se ju shkelim

BDI-ja hapi shtabin komunal në Saraj për zgjedhjet presidenciale të 24 prillit dhe parlamentare të 8 majit. Të pranishëm ishin, zëvendës kryeministri Artan Grubi, bartësi i listës për deputet në Njësinë Zgjedhore numër I, Blerim Bexheti, kandidati për deputet Ilir Hasani, Rafiz Haliti, deputeti Arben Ziberi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami, kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, kandidatja për deputete Hatixhe Topalli, kryetari i Lidhjes Demokratike Boshnjake dhe kandidat për deputetë Munir Kolashinac, kryetari degës së BDI-së Çair, Bekim Neziri dhe eksponentë të tjerë të “Frontit Europian”.

Artan Grubi në fjalën e tij tha se Ali Ahmeti tash do të angazhohet për boshnjakët, turqit, romët dhe maqedonasit.

“Gjitha komunitetet që na janë bashkuar kanë parë të arriturat që i kanë arritur shqiptarët dhe atë që e ka bërë Ali Ahmeti me shokë për shqiptarët, tash do e benë edhe për boshnjakët, turqit, romët, por edhe për vet maqedonasit do i çon në Europe. Ju e dini atë haxhia i cili thotë: “Amerikës, ujit, rrymës dhe këtij Fronti mos i dil përpara se të shkel”, përfundoi Grubi fjalën e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button