Pendarovski nga Kisella Voda: Në VMRO-DPMNE, ndershmëria është përjashtim, krimi është rregull

Në një tubim me qytetarët e komunës së Kisella Vodës, kandidati për president Stevo Pendarovski tha se është i bindur se pas zgjedhjeve të dyfishta do të ketë një strukturë politike të përbërë nga njerëz që e dinë se Maqedonia duhet të jetë pjesë e Evropës që të përparojë.
“Qytetarët e Maqedonisë e njohin opsionin e duhur për përparim për të gjithë ne që jetojmë në këtë vend. Ne, kjo strukturë politike, pjesë e së cilës jam prej 15 vitesh, e futëm Maqedoninë në NATO, që është akt i barabartë me referendumin për pavarësi. Nuk është punë e vogël që një vend me 1.8 milionë banorë të jetë në të njëjtën tavolinë me Amerikën, Gjermaninë, Francën, Kanadanë, me më të fuqishmit në botë dhe të ketë konsultime të përbashkëta gjatë çdo përpjekjeje për destabilizimin, gjatë çdo krize sigurie”, theksoi Pendarovski.



