VLEN prezanton kandidaten e parë për deputete me shami

Koalicioni VLEN ka propozuar për herë të parë një grua me shami për postin e deputetes. Bëhet fjalë për Imerlije Saliun, e cila është pjesë e partisë Alternativa të Afrim Gashit. Ajo do të garojë në zonën e 6 zgjedhore, e radhitur si e teta në listë.

“Ndjehem e nderuar t’ju informoj që me propozimin e kryetarit të AlternAtivës z.Afrim Gashi dhe mbështetjen e kryesisë së AAA, zyrtarisht do të jem kandidate për deputete e teta në listën e koalicionit VLEN për zonën e gjashtë zgjedhore.
Duke falenderuar kryetarin Gashi për besimin e dhënë ndaj meje, besoj që mbështetja juaj në këto zgjedhje do të jetë forca ime që të jem zëri juaj për të ardhmen e këtij vendi.
8-Maji le të jetë dita kur do të vulosim ndryshimin!”, ka shkruar Saliu në Fejsbuk.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button