Edhe gjatë pesë viteve të ardhshme EVN do të na shesë rrymë

“EVN HOME mbetet furnizues Universal”, kanë njoftuar disa burime për TvTellma.

Sipas informacioneve, në ankandin e hapur janë paraqitur gjithsej tre kompani energjetike, por vetëm EVN  ka arritur që ta fitojë tenderin duke e bërë kështu furnizues edhe për pesë ardhshme, si për amvisëritë, ashtu edhe për konsumatorët e vegjël, siç ka bërë deri më tani.

Sipas informacioneve, EMV Sales dhe EDS, një kompani bijë e kompanisë greke të energjisë elektrike PPC, të cilat ishin në garë për tenderin, janë tërhequr.

Marzhi më i ulët ishte kërkesa kryesore se kush do të zgjidhej si furnizuesi i ri Universal. Domethënë duhet të jetë më e ulët se ajo aktuale që është 11.5 për qind. Por ofertuesit duhet të siguronin edhe kapital qarkullues prej 40 milionë eurosh.

EVN HOME do të marrë rolin në qershor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button