Kurti në vizitë të paparalajmëruar në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, në veri të Kosovës.
Në vendin ku u vra polici kosovar, Enver Zymberi është përuruar një pllakë në nder të tij. Kjo ndodhi në rrugën për Zubin Potok në veri të Kosovës.
Të pranishëm në ketë përurim ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla
Enver Zymberi, oficer i Policisë së Kosovës, është vrarë në përballje me një grup serbësh të armatosur në veri, gjatë operacionit të 25 korrikut të forcave kosovare për të rimarrë kontrollin në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, Njësia Speciale, ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.
Por, hasi në pengesat e serbëve në veri, ku gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi.



