17 parti dhe koalicione kanë dorëzuar lista, shumica për të gjitha njësitë zgjedhore

KSHZ-ja informon se 13 parti apo koalicione kanë dorëzuar lista për deputetë për të gjashtë njësitë zgjedhore:
Koalicioni i LSDM-së.
Koalicioni VMRO-DPMNE-së
Lëvizja ZNAM- Për Maqedoninë tonë
Partia politike Rodina
Partia e Punës
ME guxim për Maqedoninë – GROM
Era maqedonase – sovranistët e tretë
Levica
Fronti Evropian – BDI
VLEN – Besa
Partia politike Demokratët
Partia politike Maqedonia e Bashkuar
Partia E djathtë politike
Partia politike Avaja mjaft është! ka paraqitur listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.
Partia politike Tvoja paraqiti listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt
Partia politike Alternativa e Re ka dorëzuar listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt
Është dorëzuar edhe një listë nga Grupi i Zgjedhësve Gjyla Çeliku, që pritet të hyjë në zgjedhje vetëm në njësinë e gjashtë zgjedhore.
Këto zgjedhje parlamentare do të jenë të njëmbëdhjetat në Maqedoninë shumëpartiake. Gjashtë zona zgjedhore do të nxjerrin nga 20 deputetë për përbërjen e re parlamentare. E në këto zgjedhje nuk do të jenë tre deputetë të zgjedhur nga diaspora, sepse nuk janë regjistruar mjaft votues, qytetarë të Maqedonisë, për të votuar në përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë jashtë vendit.
Ditët e kaluara partitë kanë promovuar bartësit e listave , si dhe programet për zgjedhjet parlamentare.
Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara të hënën, radha e votimit të koalicioneve dhe partive që kanë kandidatët e tyre për president do të jetë e njëjtë me atë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa për partitë e tjera do të bëhet një short shtesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
KSHZ-ja dje përmylli Listën Zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
Në Listën Zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 zgjedhës, ndërsa për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës.
Në qendrat e votimit me më pak se dhjetë zgjedhës, votimi do të zhvillohet në qendrën e votimit më të afërt me më shumë se 10 zgjedhës të regjistruar.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill, nëse nuk zgjidhet president me raundin e parë, raundi i dytë i atyre zgjedhjeve do të mbahet më 8 maj. Presidenti zgjidhet vetë nëse në zgjedhje dalin së paku 40 për qind e votuesve. Ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale fillon nesër dhe përfundon më 22 prill, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 18 prill dhe përfundon më 6 maj. Për herë të parë ndonjëherë, do të ketë një përputhje të fushatës për të dyja llojet e zgjedhjeve.
Dje, kandidatët presidencialë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Maksim Dimitrievski, Bujar Osmani, Arben Taravari dhe Biljana Vankovska e nënshkruan Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, ndërsa Stevço Jakimovski refuzoi ta nënshkruajë atë sepse mendon se kandidatët nga partitë më të vogla janë të diskriminuar në aspekt të mbështetjes financiare, por edhe sepse u anuluan debatet e kandidatëve për president.

