SHBA: Nuk ka asnjë provë që Izraeli ka vrarë qëllimisht punonjësit humanitarë

Shtetet e Bashkuara janë “të indinjuar” për sulmin që vrau shtatë punonjës të ndihmave të organizatës “Kuzhina Qendrore Botërore” në Gaza, njëri prej tyre një qytetar i SHBA-së, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Ne ishim të indinjuar kur mësuam për një sulm [ushtarak izraelit] që vrau një numër punonjësish civilë humanitarë dje nga Kuzhina Qendrore Botërore”, tha Kirby.
Por Shtëpia e Bardhë tha se nuk ka asnjë provë që Izraeli ka goditur punonjësit e ndihmës qëllimisht, pavarësisht nga fakti se një hetim i plotë izraelit është ende në pritje.



