Turqi, 15 persona humbën jetën nga zjarri në Istanbul

Prefektura e Istanbulit njoftoi se 15 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë u plagosën, ku 7 prej tyre në gjendje të rëndë, nga zjarri që shpërtheu në një qendër argëtimi nën një ndërtesë 16-katëshe në rajonin Beşiktaş, raporton Anadolu.
Zjarri shpërtheu për arsye ende të panjohura në ndërtesën që ndodhet në rrugën Gönenoğlu në bulevardin Gayrettepe Yıldız Posta. Pas njoftimit në vendngjarje u dërguan ekipet e zjarrfikësve, shëndetësisë dhe policisë. Ekipet e policisë morën masa përreth në zonë.
Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë me 31 automjete dhe një personel prej 86 personash. Si rezultat i punimeve të ekipeve zjarri u shua.
Në një deklaratë nga prefektura e Istanbulit thuhet se zjarri ka shpërthyer gjatë rinovimeve në qendrën e argëtimit e cila ushtron aktivitetin në katin minus 1 dhe minus 2 në ndërtesën me 16 kate që ndodhet në rrugën Gönenoğlu në lagjen Gayrettepe.
Pas njoftimit në vendngjarje u dërguan ekipe të shumta të zjarrfikëseve dhe ato shëndetësore. Nga zjarri kanë humbur jetën 15 persona ndërsa janë lënduar 8 persona, 7 prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit po transferohen në spitalet përreth rajonit, thuhet në deklaratë.



