Dir: Kemi shpresë se Maqedonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me ndihmë ushtarake

Ukraina i është mirënjohëse Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndihmën e saj, thotë ambasadorja e Ukrainës në vend, Larisa Dir, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
“Dhe në këtë formë të mbështetjes për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në të ardhmen e afërt, do të mbështesë ftesën për Ukrainën për t’u anëtarësuar në Aleancë. E gjithë kjo do të forcojë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës në luftën e vazhdueshme dhe do të shpëtojë jetën e ukrainasve”, thekson Dir.
“Republika e Maqedonisë së Veriut iu bashkua vendimit të Samitit të Këshillit të Evropës për krijimin e një Regjistri të dëmeve nga agresioni i Federatës Ruse, si dhe iu bashkua Koalicionit për krijimin e një Gjykate Speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës”, tha ambasadorja e Ukrainës në RMV.



