Më shumë armë për Izraelin nga Bideni

Qeveria e SHBA-së po shqyrton shitje masive të re të avionëve luftarakë, raketave dhe kompleteve udhëzuese, në një periudhë kur globalisht po bëhet thirrje për të mos i shitur armatim Izraelit nëse nuk merr masa për të kursyer jetët e civilëve.
Administrata e Biden-it po e shqyrton mundësinë t’i shesë Izraelit deri në 50 avionë të rinj luftarakë F-15, 30 raketa AIM-120 të avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi dhe një numër të madh komplete municionesh të përbashkëta të sulmit direkt, njoftojnë mediat amerikane.