Dogana me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar qytetarët që duan të udhëtojnë në Greqi nga datat 2 deri më 4 prill që të shmangin udhëtimin për shkak se ka grevë të plotë nga pala greke.

“Ju njoftojmë se duke nisur nga mesnata, ora 00:00 e datës 04.02.2024 të martën deri në orën 23:59 të së mërkurës, shërbimet doganore në Greqi do të mbajnë një grevë dyditore, siç mësohet nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup.  Në vendkalimet kufitare Bogorodicë – Evzoni, Dojran – Dojran dhe Mexhitlia – Niki, qarkullimi i mallrave do të ndërpritet plotësisht gjatë periudhës së caktuar”

Do të lejohet vetëm kalimi i mallrave që prishen, por edhe pasagjerëve kohë pas kohe, por nuk dihet se me çfarë skeme, prandaj këshillohet të mos udhëtohet fare nëpërmjet këtyre pikave kufitare gjatë kësaj periudhe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button