VLEN zhvillon takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KE-së

Krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar takim të rëndësishëm me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

“Bashkë me kolegët kryetarë të koalicionit VLEN, mirëpritëm sot delegacionin e Komisionit Ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të përbërë prej përfaqësuesve nga vende të ndryshme evropiane.

Në kuadër të misionit të tij parazgjedhor, Komisioni u interesua për mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

VLEN mbetet e angazhuar fuqishëm për zgjedhje korrekte, të drejta, demokratike dhe sipas standardeve më të larta evropiane”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button