Rritet disponimi opozitar tek qytetarët, duan ndryshimin e Qeverisë

Sipas rezultateve të paraqitura nga anketa e opinionit publik në mesin e qytetarëve, të realizuar nga IPIS për emisionin “Objektiv” të RTM-së, disponimi opozitar rritet në muajin mars.
Përkatësisht, në muajin mars, në pyetjen “në çfarë drejtimi po lëviz Maqedonia?”, 57,1% e qytetarëve janë shprehur se vendi po lëviz në drejtim krejtësisht të gabuar, që është një rritje në krahasim me 55,4% të të anketuarve të dhënë në shkurt, ndërsa 15 .4% e qytetarëve në mars kanë deklaruar se drejtimi është disi i gabuar.
Këto dy opsione, të cilat nuk janë të kënaqur me drejtimin në të cilin po lëviz vendi, përbëjnë mbi 70% të të anketuarve. 13,2% e qytetarëve janë shprehur se deri diku gjendja është korrekte, dhe vetëm 8,6% se Maqedonia po ecën në drejtim plotësisht korrekt. 5.7% e të anketuarve nuk e dinin ose nuk kishin përgjigje.
Në anketën e muajit mars ka pasur edhe rritje të numrit të të anketuarve të cilët besojnë se pas zgjedhjeve të ardhshme duhet të ketë ndryshim në qeverisjen aktuale, krahasuar me përgjigjet e shkurtit. 64.4% deklaruan se duhet të ketë ndryshim qeverie, që është 2% më shumë se muajin e kaluar, 17.9% mendojnë se qeveria nuk duhet të ndryshojë dhe 17.7% nuk e dinin ose nuk kishin përgjigje.





