Enis Bardhi – mjeshtër i madh, çon në këmbë Turqinë

Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Enis Bardhi, ka shënuar supergol për Trabzonsporin në derbin me Fenerbahcen në Stamboll.
Mesfushori ka shënuar nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra.
Ai me një gjuajtje direkt në portë, ka shtangur portierin Dominik Livakoviçin dhe në këtë mënyrë e ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 63-të të takimit.
Fenerbahce e ka fituar takimin me rezultat 3:2 ndaj Trabzonit.
Pas javës së 30-të, Galatasaray kryeson me 81 pikë, pasojnë Fenerbahce me 79 ,Tranzon 49, Besikttas me 46 pikë.
GOL | Trabzonspor 1-2 Fenerbahçe
⚽️ 63' Bardhi pic.twitter.com/KND5lvyPdi
— Anlık Goller (@goalsuperlig1) March 17, 2024



