Petliçkovski: Situata me kollën e keqe nuk është stabile

Situata me kollën e keqe nuk është stabile, deklaron kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse Aleksandar Petliçkovski, duke shtuar në këtë gjendje na ka sjellë papërgjegjësia e shumë qytetarëve dhe imunizimi i dobët me vaksinën DTP. Në ditët në vijim pritet që KSN të propozoj masa edhe më të rrepta, varësisht nga situata me epideminë e kollës.“Situata nuk është e mirë dhe nuk është stabile, ndërsa në këtë gjendje kemi ardhur prej shumë vitesh, nga sjellja e papërgjegjshme e shumë qytetarëve. E dhëna se vetëm 50% fëmijë janë të vaksinuar është dështim për shtetin dhe këtu duhet shumë të punojmë”, tha Aleksandar Petliçkovski – kryetar i KSN.

Kryetarja e Komitetit për imunizim shpjegoi se fëmijët që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër kollës së keqe mund të shkojnë në kopsht, me kusht që për gjashtë muaj të rivaksinohen.
“Vlerësojmë se fëmija i vaksinuar me tre doza në gjashtë muajt e fundit, do të jetë i mbrojtur në më sasi optimale, me çka do të mund të vazhdojë të vizitojë kopshte, të shoqërohet, me paralajmërim se rivaksinimi duhet të bëhet në gjashtë muajt e ardhshëm. Aspekti imunologjik do të jetë i plotë nëse përmbushen këto dy kushte, në gjashtë muaj të pranohen ato tre doza nga primo-imunizimi, por patjetër të bëhet rivaksinimi, ku kemi shkurtuar periudhën nga një vit në gjashtë muaj, nga doza e fundit”, tha Aleksandra Grozdanova, Komisioni për Imunizim.

Nga komisioni thonë se do të apelojnë tek kopshtet që të bëjnë kontroll më intensiv të kartonëve dhe të përfshijnë edhe kontrollin e vaksinës së fruthit, që të parandalohet përhapja eventuale e fruthit. Sipas KSN-së, vaksinën kundër fruthit mund ta bëjë edhe çdo fëmijë që vjen për të rivaksinuar DTP në moshën 18 muajshe. Nuk ka asnjë problem për të marrë të dyja vaksinat në të njëjtën ditë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button