Momenti kur policia izraelite qëllon për vdekje palestinezin 13-vjeçar që ndezi fishekzjarrë (VIDEO)

Forcat izraelit vranë një palestinez 13-vjeç që akuzohej se ka shtënë fishekzjarrë në drejtim të forcave izraelite. Ngjarja ndodhi në lindje të Jerusalemit gjatë të martës mbrëma, në natën e dytë të Ramazanit ku dhuna dhe presioni sionist mbi palestinezët nuk ka të ndalur në këtë rajon.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa identifikoi adoleshentin si Rami Hamdan Al-Halhouli, banor i kampit të refugjatëve Shuafat në Jerusalem, i cili nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe në spital u konstatua vdekja e tij, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë izraelite, “dhuna” kishte shpërthyer në Shuafat gjatë të martës mbrëma, ku protestues të shumtë hodhën koktej molotovi dhe ndezën fishekzjarrë që i hodhën në “drejtim të forcave izraelite”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button