Anketë e re: Arben Taravari “e shkelë” Bujar Osmanin

Sa i përkët zgjedhjeve presidenciale, sipas sondazhit të kryer nga Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikim (CRPC), në bashkëpunim me Shoqatën për Gazetari, Informim, Komunikim dhe Shërbime Marketingu “Zëri i së Vërtetës”, te kampi politik shqiptar, kandidati i koalicionit opozitar VLEN, Arben Taravari prin dukshëm kundrejt kandidatit të BDI0së, Bujar Osmanit.
Në pyetjen “Për cilin nga kandidatët presidencialë do të votonit në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit?”
– Gordana Siljanovska Davkova votuan 18,2%
– Stevo Pendatovski 15%
– Arben Taravari 7.3%
– Bujar Osmani 4.9%
– Maksim Dimitrievski 2,6%
– Biljana Vankovska 2,2%

Anketa është realizuar me telefon në periudhën 4-7 mars 2024, me 1085 të anketuar të përzgjedhur sipas metodës së rastësishme. /Alfax.mk/



