Ekspozita “Një nga ne – Nënë Tereza” në Muzeun e Luftës Maqedonase

Ekspozita “Një nga ne – Nënë Tereza”  është vendosur në Muzeun e Luftës maqedonase për pavarësi në nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Cikli prej 24 panelesh dokumentare portretizon rrugën e jetës së Nënë Terezës që nga lindja e saj në Shkup, fillimet e misionit në Irlandë, punën misionare në Indi, deri në kanonizimin e saj, kumtoi Muzeu i Luftës Maqedonase për Pavarësi.

Realizimi i ekspozitës është rezultat i bashkëpunimit mes Muzeut dhe Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës nga Shkupi.

Ekspozita është prezantuar në disa qytete brenda dhe jashtë vendit, ndërsa vizitorët do të mund ta vizitojnë nga data 8 deri më 31 mars 2024.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button