MSh-ja e Gazës: Mbi 20 njerëz kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes që nga fillimi i luftës

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se të paktën 20 njerëz kanë vdekur për shkak të kequshqyerjes dhe dehidrimit që nga fillimi i luftës në Gaza.

Në këtë shifër, përfshihet edhe një djalë 15-vjeçar i cili u deklarua i vdekur në kompleksin mjekësor Al-Shifa.

Fëmija më i vogël që vdiq nga uria dhe mungesa e kujdesit mjekësor ishte njëditëshe, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Banorët e Gazës kanë thënë se fëmijët po vdesin nga uria dhe nënat nuk mund t’i ushqejnë me gji foshnjat e tyre.

Ndërkaq, numri i njerëzve të vrarë nga ushtria izraelite në Gaza u rrit në të paktën 30 mijë e 717 me mbi 72 mijë të plagosur që nga 7 tetori.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button