Tregtarët pa përgjegjësi, produktet janë shtrenjtuar për 10, 20, e disa edhe 50 denarë

Çmimet e produkteve bazë në tregje janë rritur. Në disa markete nuk janë hequr ende ngjitëset me çmime të garantuara, por produktet kanë ishin më të shtrenjta. Çmimet e produkteve bazë që janë mbuluar me këtë masë janë 10, 20 denarë më të shtrenjta, kurse mishi dhe djathi edhe 50 denarë për kilogram më shtrenjtë. Përveç tregjeve, rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve vërehet edhe në tregjet e gjelbra. Dhe aty në vetëm pak ditë çmimet janë rritur me rreth 10 për qind, raporton gazeta VEÇER, përcjellë Alfax.
Qytetarët kanë vërejtur rritje të çmimeve të ushqimeve gjatë ditëve të fundit dhe thonë se janë të habitur se sa shpejt janë rritur. Duhej kohë për t’i reduktuar ndërsa brenda natës janë rritur, komentojnë qytetarët.
-Çmimet po rriten në mënyrë të pakontrolluar, sepse askush nuk i ndalon tregtarët që t’i rrisin. Çfarë përgjegjësie sociale prisni kur fitimet janë në pyetja – atëherë ndërgjegjja nuk funksionon. Thjesht nuk e di si munden edhe pse e dinë sa janë rrogat dhe pensionet në Maqedoni, thotë një blerës në një treg.
Thonë se çdo gjë është shumë e shtrenjtë dhe se mezi ia kanë dalë mbanë dhe tani nuk e dinë si do ta kalojnë muajin. Të pakënaqur nga rritja e shpejtë e çmimeve, ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet. Ata thonë se buka dhe prodhimet e qumështit janë bërë luks dhe janë shtrenjtuar produktet e mishit, si dhe frutat dhe perimet.
– Në supermarkete lëmë nga 2.000 deri në 3.000 denarë, dhe largohemi me një qese. Me një pagë minimale 20 mijë denarësh çfarë mund të blesh, vetëm për të paguar faturat e rrymës dhe ujit, thotë një qytetar.
Një nga masat që u hoq në fillim të muajit ishte ajo që kufizonte taksën doganore për importin e perimeve dhe frutave. Për shkak të kësaj, furnitorët i ngritën çmimet edhe deri në 15 për qind, dhe këtë hap e ndoqën edhe tregtarët e tregut të gjelbër.
Ekspertët e ekonomisë paralajmëruan se pas heqjes së masave çmimet do të rriten, gjë që do të shkaktojë varfërim të mëtejshëm të qytetarëve, por autoritetet nuk kanë treguar se kujdesen për njerëzit.
– Vendimi për heqjen e kufizimeve është absolutisht i gabuar dhe padyshim që do të sjellë rritje çmimesh, të cilat do të prekin qytetarët. Këtë e bëjnë në fund të mandatit, gjë që është gjithashtu shumë e gabuar. Ky vendim duhet t’i lihet qeverisë së re, jo asaj teknike. Me këtë vendim, Qeveria dërgon një mesazh simbolik shumë të fortë, se qytetarët nuk janë të rëndësishëm për të., ka deklaruar Branimir Jovanoviq, analist ekonomik, për gazetën VEÇER.
Edhe profesori universitar Jovan Pejkovski konsideron se vendimi për anulimin e masës është i gabuar sepse do të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve.
– Pas heqjes së masës, është logjike që çmimet të fillojnë të rriten, sepse ato do të formohen lirshëm në bazë të ofertës dhe kërkesës. Deri më tani, nën presionin e qeverisë, ato ishin të kufizuara në një nivel të ulët. Rritja e çmimeve në kushtet kur pagat dhe pensionet nuk rriten me të njëjtin ritëm mund të shkaktojë varfërim dhe pakënaqësi shtesë te qytetarët. Për këtë duhet të reagojë shteti, ka thënë Pejkovski për gazetën VEÇER.
Inspektorati Shtetëror i Tregut ka njoftuar inspektimin e intensifikuar të supermarketeve dhe shitësve me pakicë. Ata apelojnë për përgjegjësi sociale dhe përshtatje të çmimeve në përputhje me standardin e qytetarëve.
Por në terren situata është ndryshe, nuk ka asgjë nga përgjegjësia e tregtarëve, të cilët nuk mund të ndëshkohen pasi masa nuk është më në fuqi.



