Protestuan sindikatat e pesë universiteteve të RMV-së, kërkojnë rritje të pagës

Punonjësit e Universitetit të Tetovës sot protestuan për shkak të mosnënshtrimit të Marrëveshjes Kolektive nga Parlamenti për rritjen e rrogave si në Universitetin Shën “Kirili dhe Metodi”.
Po ashtu kanë protestuar edhe sindikatat e universiteteve tjera publike në vend: “Goce Dellçev”- Shtip, Universiteti i Tetovës, “Shën Kliment Ohridski”- Manastir, “Nënë Tereza” – Shkup, “Shën Apostol Pavle”- Ohër.
Sindikatat paralajmëruan se nëse nuk gjendet zgjidhje do të vazhdojnë me protesta.
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski ka njoftuar se në koordinimin e sotëm kanë marrë vendim që të ndryshohet Ligji i arsimit të lartë, me të cilin do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagave për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik, me çka do të sigurohet rritje adekuate të pagave për të gjithë.


