Pendarovski nga Tirana: Mbështetje e plotë për Ukrainën

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nga Samiti i Ukrainës në Tiranë, ka shprehur mbështetjen e parezervë për Ukrainën dhe qëllimet e saj euro-atlantike, raporton Alfax.
“Mbështetje e plotë për Ukrainën që lirshëm të zgjedh rrugën e saj për të ardhmen. Nëse kjo rrugë do të thotë Bashkimi Evropian dhe NATO, atëherë ne jemi, pa dyshim me ta. Ne gjithmonë jemi në krah të Ukrainës dhe mbështesin zgjedhjen e tyre” ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.



