Google konfrontohet me Indinë shkaku i përgjigjes së chatbot-it me Inteligjencë Artificiale

Një përgjigje nga platforma me Inteligjencë Artificiale (Al) Gemini e Google ka “provokuar” një konfrontim midis kompanisë dhe qeverisë indiane. Gazetari Arnab Ray i ka shtruar pyetjen Geminit nëse kryeministri indian, Narendra Modi, ishte një fashist. Ai mori përgjigjen se Modi “ishte akuzuar për zbatimin e disa politikave që disa ekspertë i kanë cilësuar si fashiste”. Gemini u përgjigj se arsyet për këtë cilësim ishin “ideologjia nacionaliste hindu e partisë në pushtet, shtypja e saj ndaj disidencës dhe përdorimi i dhunës kundër pakicave fetare”, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi. Kur gazetari e postoi përgjigjen në rrjete sociale, një person ishte aq i mërzitur sa që i kërkoi Ministrit të Teknologjisë dhe Informacionit, Rajeev Chandrasekhar, të merrte parasysh atë që ai e përshkroi si “përgjigje keqdashëse”. Ministri ka reaguar menjëherë duke e akuzuar Google për shkeljen e ligjeve të Indisë për teknologji dhe informacion. Ai shkroi në X se “mosbesueshmëria e platformave me Al nuk mund të përdoret si justifikim që ato të konsiderohen të përjashtuara nga ligjet indiane”. Google u përgjigj duke thënë se e kishte adresuar problemin dhe po punon për ta përmirësuar sistemin. “Gemini është ndërtuar si një mjet kreativiteti dhe produktiviteti dhe mund të mos jetë gjithmonë i besueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për t’iu përgjigjur disa kërkesave rreth ngjarjeve aktuale, temave politike ose lajmeve në zhvillim”, tha Google në një deklaratë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button