Sedat Sulejmani do të jetë shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA

Nga Lëvizja BESA kanë njoftuar se me autorizim të Kuvendit Qendror të partisë, për shef të shtabit zgjedhor për zgjedhjet e majit është zgjedhur Sedat Sulejmani.
“Të nderuar, aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes BESA.
Jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Lëvizja BESA, është duke zhvilluar çdo përgatitje për zgjedhjet historike që do të mbahen pas disa muajve. Kryetari i partisë, Bilall Kasami me autorizim të Kuvendit Qendror të partisë për shef të shtabit zgjedhor ka zgjedhur, Sedat Sulejmanin. Sulejmani do të jetë edhe pjesë e shtabit të koalicionit Opozitar, VLEN”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA. /Alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button