Ndalet Reali i Madridit në garën për titull, Vajekano e Balliut i merr pikë në shtëpi

Reali i Madridit është ndalur në kampionat, duke barazuar në transfertë me Rajo Vajekanon me rezultatin 1-1.

Sfida nisi mjaft mirë për “galaktikët” e Ançelotit, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 3’ të takimit, por në të 27’ çdo gjë u barazua nga de Tomas me penallti.

“Los Blancos” provuan herë pas here për të ndryshuar sërish rezultatin, por pa rezultat.

Në këtë sfidë u aktivizua dhe për 90 minuta mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili u ndëshkua dhe me karton të verdhë në fundin e pjesës së parë.

Kështu Girona ka shansin që të rihapë sërish kampionatin dhe të shkurtojë diferencën me Realin në tre pikë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button