Taravari fton Kongres të jashtëzakonshëm, nesër në Shkup

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka ftuar Kongresin e jashtëzakonshëm partiak i cili do të zhvillohet nesër në Shkup.
Lajmin e ka bërë të ditur Taravari në anë të një statusi në facebook.
Ja postimi i plotë i Taravarit në facebook:
“Në bazë të nenit 31, pika 1, të Statutit të Aleancës për Shqiptarët, thërras Kongres të jashtëzakonshëm ditën e nesërme, e premte, 16 shkurt 2024, ora 19:00, në Aleksandar Palace në Shkup.
Ndryshimi Ka Nis”, shkruan Taravari në facebook.



