Turqia pret që Izraeli t’i marrë seriozisht paralajmërimet globale për sulmet në Rafah

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se Ankaraja pret që Izraeli të marrë parasysh paralajmërimet e komunitetit global kundër ndonjë sulmi në Rafah në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

“Komuniteti ndërkombëtar është mbledhur, po lëshon paralajmërime për Izraelin, veçanërisht duke bërë thirrje kundër ndonjë sulmi në Rafah. Ka paralajmërime shumë serioze dhe ne presim që Izraeli t’i marrë parasysh këto paralajmërime”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij gjeorgjian, Ilia Darchiashvili.

Fidan tha se Turqia po bën përpjekje të rëndësishme, veçanërisht në fushën e ndihmës për popullin e Gazës si dhe po bashkëpunon ngushtë me Egjiptin për këtë çështje.

Ai njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke, agjencia për fatkeqësitë AFAD dhe organizatat joqeveritare janë të angazhuara në përpjekjet e ndihmës humanitare nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por u ankua për kufizimet në sasinë ditore të ndihmës që mund të hyjë në enklavën e bllokuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button