Taravari shpall kandidaturën: Ka ardhur koha që një shqiptar të jetë president i shtetit

Arben Taravari nga Gostivari ka shpallur kandidaturën e tij për president të shtetit.
Ai tha se për të është privilegj që ka marrë besimin nga partitë e LEN-it dhe të Aleancës për Shqiptarët.
Taravari tha se është i bindur në përkrahjen e tyre dhe se pret votë nga të gjithë.
Taravari u shpreh se ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të ketë një president shqiptar, të vërtet dhe jo teknik.
“Çdo kandidat tjetër i dëshirojë sukses dhe le të jetë kjo fushatë tregim për europizim dhe triumf. Ndryshimi ka filluar dhe kjo shihet”, tha Taravari.
Taravari tha se ai do të vazhdojë të jetë kryetar i komunës dhe nëse fiton në zgjedhje atëherë do të jep dorëheqje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button