Lazio befason Bayernin, PSG nuk fal Sociedadin

Lazio suprizon Bayern Munich në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League.

Në një Olimpico në kapacitetin maksimal, bardhekaltërit morën fitoren me rezultatin 1-0.

Golin vendimtar për kryeqytetasit e realizoi Ciro Immobile nga pika e bardhë në minutën e 69.

Sulmuesi dërgoi topin në njërin krah dhe Neuer në krahun tjetër.
Për t’u theksuar se Upamecano, i cili shkaktoi penalltinë u ndëshkua direkt me kartonin e kuq.

Tashmë, bavarezët duhet të mendojnë për ndeshjen e kthimit dhe të kërkojnë përmbysjen në Allianz Arena.

Në ndeshjen tjetër, Paris Saint-Germain fitoi jë shtëpi ndaj Real Sociedad me rezultatin 2-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës çerekfinale. Golat për parisienët u shënuan në fraksionin e dytë nga Kylian Mbappe dhe Barcola.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button