AUV ka tërhequr nga shitja patatina nga Kosova dhe kakao nga Holanda

Kakaoja organike holandeze “Cacao powder raw” dhe patatinat “VIPA Grill” janë tërhequr si të pasigurta, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Kakaoja nuk u hodh në shitje dhe as nuk u shpërnda për konsumatorët , por në të u përcaktua sasia e kadmiumit mbi nivelin e lejuar, ndërkohë që patatinat gjendeshin në treg dhe në të u konstatua prania e akrilamidit.
Siç bën të ditur AUV në faqen e saj zyrtare, patatina kanë datën e prodhimit 23.08.2023 dhe datën e skadencës 23.05.2024, ndërsa prodhues është “PESTOVA LLC” – Kosovë. Agjencia apelon deri tek qytetarët që kanë blerë pako me këto patatina që të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në vendin ku i kanë blerë.
– Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton konsumatorët se po tërhiqet një produkt i pasigurt, BIO kakao pluhur, 200 gram, për shkak të pranisë së kadmiumit mbi sasitë e lejuara. Bëhet fjalë për një produkt me numër serie/lot 23326, datë prodhimi 23.08.2023 dhe datë skadence 22.05.2025, prodhim në Holandë. Kakaoja është importuar nga “Smart Organic” Bullgaria, ndërsa importues në vend është “TINEX – MT DOOEL” Shkup. Produkti i importuar nuk është hedhur në shitje dhe nuk është shpërndarë tek konsumatorët”, njofton Agjencia.



