Gashi: Prej sonte dihet, ose me shqiptarët ose me dyshen Vuçiqi-Ahmeti

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili sonte deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka për qëllim ta mundë politikisht BDI-në në zgjedhjet e majit në këtë vend.
Ja reagimi i plotë i z. Gashi:
Prej sonte beteja jonë politike është bërë edhe më e qartë.
Pyetja e zgjedhjeve të 8 majit do të jetë: “A jeni me Vuçiqin e Serbisë e Ali Ahmetin apo jeni me opozitën e bashkuar shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim dhe Albin Kurtin?”.
Më pastër se kaq nuk mund të bëhej. Njësoj edhe më lehtë për të vendosur.


